Gueye në qendër të stuhisë, refuzon të luajë me fanellën me simbolin e LGBT

by admin
Spread the love

Organizata për luftën ndaj homofobisë në sport “Rosso Diretto” ka bërë të ditur se pret shpjegime nga lojtari i Paris Saint-Germain, Idrissa Gana Gueye, gjesti i të cilit ka provokuar shumë polemika në Francë.

Të shtunën e kaluar, në ndeshjen kundër Montpellier, lojtari ka refuzuar të veshë fanellën që kishte të stampuar ylberin, simbolin e krenarisë së komunitetit LGBT.

“Homofobia nuk është një opinion, por një krim. Liga e Futbollit e Francës dhe PSG duhet ti kërkojnë shpjegime Gana Gueye. Madje ta dënojnë nëse është e nevojshme”, shkruan organizata në Twitter.

Mesfushori senegalez nuk luajti kundër Montpellier  sepse nuk donte që të vishte fanellën me simbolin e komunitetit LGBT. / Oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain Facebook

You may also like