Guardiola thumbon Liverpool: Kanë fituar 1 kampionat në 30 vitet e fundit

by admin
Spread the love

Pep Guardiola ka sulmuar rivalët e Liverpool në intervistën që ka dhënë për “beIN Sports” pas fitores së thellë të Manchester City përballë Newcastle:

“Do të jetë një duel i bukur me ‘të kuqtë’ për titullin kampion në Premier League, edhe pse ata nuk janë mësuar që ta fitojnë këtë trofe. Liverpool ka një histori të pabesueshme në arenën europiane, por jo në kampionat, ku ka fituar vetëm një titull në 30 vitet e fundit.

Para një jave askush nuk mendonte se ne do të shpalleshim kampionë. Të gjithë në këtë vend mbështesin Liverpool: mediat, tifozët dhe gjithë të tjerët.

Tani duhet të grumbullojmë 9 pikë, ndoshta 6, gjithçka varet nga ndeshjet e ardhshme. Fati ynë është në dorën tonë. Duhet të provojmë të fitojmë dhe duhet të shohim vetëm veten tonë”, ka thënë mes të tjerash trajneri spanjoll. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter

You may also like