Guardiola: Respekt për Realin, por duam të shkojmë në finale

by admin
Spread the love

Rikthehet magjia e Champions League, pasi nesër në stadiumin “Ethiad” luhet gjysmëfinalja e parë mes Manchester City-Real Madrid. Në prag të kësaj ndeshjeje të madhe, Pep Guardiola “kërcënon” Carlo Ancelottin.

“Nëse shohim historinë e tyre, nuk kemi asnjë shans. Por duam që të konkurrojmë me ta. Është një mundësi për tu përmirësuar dhe duam ta provojmë, duke vuajtur dhe duke qenë të bashkuar.

Tani e kuptoj se sa bukur është që të jesh aty me skuadrat më të mira të Europës. Do të mundohemi të jemi vetvetja, do të bëjmë 2 ndeshje të jashtëzakonshme për të shkuar në finale. Mund t’ia dalim”, ka thënë tekniku spanjoll i Manchester City.

“Para 10 vjeçarit të fundit nuk ishim kurrë në këtë fazë. Një finale është gjithmonë një leksion i mirë për ne. Na presin dy ndeshje të vështira kundër Realit të Madridit, por jemi përballur edhe më parë me ndeshje të tilla. Kemi shumë respekt për ta, janë shumë të zotë. Është një nder që luajmë kundër tyre.

Benzema është një lojtar i shkëlqyer që ka shënuar shumë gola në karrierë dhe duhet të mbrohemi mirë. Ne po mësojmë duke u rritur. Vij nga Barcelona dhe po mundohem të ndërtoj këtu atë kulturë. Duhet të dominosh në çdo duel. Reali nuk blen lojtarë që nuk kanë cilësitë për të luajtur në skuadër. Nesër do të vendos formacionin”, ka thënë Guardiola. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter

You may also like