Guardiola: Nuk kemi dështuar, tani të fokusohemi në kampionat

by admin
Spread the love

“Asgjë. Asnjë fjalë nuk mund të ndihmojë për të përshkruar atë që ndiejmë. Vetëm koha do të na shërojë. Të shtunën do të flasim se çfarë skuadre jemi dhe çfarë kemi bërë për të arritur në gjysmëfinalet e Champions League. Këto janë momentet që jam më krenar që jam këtu”, ka thënë trajneri i Manchester City, Pep Guardiola kur është pyetur se çfarë ndiejnë lojtarët pas eliminimit nga Reali i Madridit.

“Njerëzit thonë se nëse nuk fitojmë atëherë është një dështim, por nuk është kështu sepse e dimë të gjithë se sa e vështirë është. E kuptojmë që janë të gjithë të mërzitur, djemtë ishin të parët që donin të shkonin në finale, por për këtë klub të diskutonte finalen me Realin është një kënaqësi. Reali e meritoi por ne ishim aty dhe e rëndësishme është që të jemi aty dhe ta provojmë sërsih edhe vitin e ardhshëm”, ka shtuar tekniku spanjoll.

“Nëse do të kishim fituar Championsin disa do të thoshin se suksesi erdhi prej parave që shpenzojmë dhe jo prej punës që bëjmë. Lojtarët tani nuk e kuptojnë, por për ne humbja është një dhuratë.

Dua ta fitoj Championsin, por për ta bërë duhet të jemi më të mirë se sa ishim në Madrid. Tani duhet të fokusohemi në kampionat. Nuk mendoj për titullin, por për Newcastle”, ka përfunduar Guardiola. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter

You may also like