Guardiola: Nuk ishte City më i mirë! Futbolli është i paparashikueshëm

by admin
Spread the love

Manchester City nuk arriti të kualifikohej për të dytin sezonin radhazi në finalen e Champions League, pasi mbrëmjen e djeshme u mposht nga Real Madrid me dy gola diferencë (1-3) dhe fitorja 4-1 në Britaninë e Madhe nuk pati vlerë.

Pep Guardiola foli pas ndeshjes për BT Sport dhe pranoi se skuadra e tij nuk bëri ndeshjen më të mirë kundër kampionëve të Spanjës.

“Në pjesën e parë nuk luajtëm mjaftueshëm mirë, por nuk është se vuajtëm shumë. Pasi shënuam gol ishim më mirë. Gjetëm ritmin dhe lojën tonë.  Nuk është si në 10 minutat e fundit, kur ata sulmojnë dhe sulmojnë dhe ju vuani. Nuk ndodhi.

Ata futën shumë lojtarë në zonë, me Eder Militao, Rodrygo, Vinicius Junior dhe Karim Benzema. Nisën të krosonin dhe shënuan dy gola. Ne nuk bëmë ndeshjen më të mirë tonën, por është normale.

Bëhet fjalë për një ndeshje gjysmëfinale, lojtarët e ndjejnë presionin dhe duan të fitojnë. Futbolli është i paparashikueshëm, është një lojë si kjo. Ne duhet ta pranojmë” është shprehur mes të tjerash Pep Guardiola pas ndeshjes kundër Real Madrid. / oversport.tv

Foto: mancity.com

You may also like