Guardiola mbyll merkaton e City: Nuk do bëjmë blerje në janar

by admin
Spread the love

Manchester City është një nga klubet që synon të bëjë të vetët lojtarët cilësorë që spikatën në Botërorin e fundit, i pari në listë është Enzo Fernandez për të cilin Benfica pretendon më shumë se 100 milionë euro.

Por në një konferencë për shtyp, trajneri Pep Guardiola ka ulur pritshmërinë e tifozëve duke thënë: “Nuk besoj që në janar do të blejmë ndonjë lojtar, prandaj mendoj që do të mbyllim vitin me këtë organikë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por që kur u kthyem nga Abu Dabi, nuk kishte ndonjë emër në listën e drejtuesve të klubit”, ka thënë tekniku spanjoll.

Prioriteti i kampionëve të Anglisë për sezonin e ardhshëm është një anësor i majtë dhe emrat më të lakuar janë Guerreiro dhe Ait Nouri. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter

You may also like