Guardiola jep lajmin e keq për Halandin, ja kur kthehet sulmuesi i Sitit

by admin
Spread the love

Man. Sitit do t’i mungojë ende Erling Halandi në transfertën e sotme kundër Njukasëllit, por kampionët e Premier Ligës kanë marrë lajmin e mirë që Kevin De Bryjne është i gatshëm të startojë në “St James Park”.

Haland ka qenë jashtë fushës që kur pësoi një dëmtim në këmbë në fillim të dhjetorit, me sulmuesin norvegjez që ka humbur tetë ndeshjet e fundit të klubit në të gjitha kompeticionet, megjithëse kishte shpresë se ai mund të rikthehej për ndeshjen e sotme.

Megjithatë, trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola, konfirmoi në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes se Halandi, si edhe mbrojtësi Xhon Stons, i cili ka vuajtur nga një problem në kavilje në fitoren në Everton më 27 dhjetor, ishin të dy ende jashtë fushës.

“Erling është jashtë dhe mund të kthehet në shkurt. Edhe Xhon është jashtë”, tha Guardiola, duke konfirmuar se Kevin de Bryjne është gati për të luajtur nga minuta e parë pasi kaloi dëmtimin muskular në kofshë, i cili e la për pesë muaj larg fushe: “Po, ai mund të startojë në Njukasëll”, konfirmoi Guardiola të premten.

“Nga ajo që pashë dje (të enjten) ndihem optimist për këtë. Ai pati disa minuta të mira në stërvitje. Ai është duke u përmirësuar. Do të ketë disa ditë pushim pas kësaj ndeshjeje dhe mund të stërvitet në Abu Dhabi për të qenë mirë në muajt e ardhshëm”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like