Guardiola bën parashikimin për titullin e Premier League

by admin
Spread the love

Pep Guardiola ka bërë disa komente interesante lidhur me titullin e kampionit në Premier League.

Kampionati anglez po futet në periudhën e Krishtlindjes, ku skuadrat kanë orarin më të ngjeshur të sezonit dhe ku shpeshherë vendoset shumëçka për titullin e kampionit.

Në këtë fazë të garave, disa parashikime interesante ka dhënë Pep Guardiola, i cili ka treguar kushtin për të kapur titullin këtë edicion.

“Kampioni duhet t’i fitojë shumë ndeshje, sigurisht. 90 pikë e më shumë”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net. “Vitin e kaluar ishte Covidi dhe nuk kishte tifozë, ishte vit i vështirë për të gjitha klubet”, shtoi ai.

“E vështirë të mendohet për ecuri të gjata, sepse sapo fillon të mendosh, atëherë lëshon pikë dhe ndeshje”, ishin fjalët e Pep.

Manchester City dhe Liverpool kanë fituar ligën me 100, 99 dhe 97 pikë në pesë vitet e fundit, dhe trajneri i City beson se ngjashëm duhet bëhet edhe këtë edicion, bazuar në rivalitetin e parë deri më tani, ku edhe Chelsea po mbanë hapin me Liverpool e City.

You may also like