Grumbullime surprizë tek Argjentina, 10 lojtarë luajnë në Itali

by admin
Spread the love

Grumbullime surprizë tek Argjentina për dy sfidat e ardhshme kundër Venezuelës dhe Ekuadorit. Trajneri Lionel Scaloni ka thirrur për këto dy sfida 34 lojtarë, midis të cilëve 10 lojtarë vijnë nga Italia.

Ajo që bie në sy është grumbullimi i dy vëllezërve të talentuar argjentinas Franco dhe Valentin Carboni. 18 dhe 17 vjeç, të dy argjentinasit aktivizohen te të rinjtë e Interit. Gjithashtu edhe talenti 18 vjeçar i Juventusit Soule dhe 17-vjeçari i Lazios, Romero janë disa nga emrat që i kanë surprizuar të gjithë.

Argjentina do të përballet fillimisht me Venezuelën më datën 26 mars. Më pas, Messi dhe shokët e tij do të përballen me Ekuadorin më 30 mars.

Lista e plotë

Portierë – Armani, Musso,Rulli.

Mbrojtës – Montiel, Foyth, Molina, Pezzella, Martinez Quarta, Otamendi, Lisandro Martinez, Tagliafico.

Mesfushorë- Franco Carboni, Gonzalez, Paredes, Rodriguez, De Paul, Palcios, Romero, Mac Allister, Angel Correa, Soulé.

Sulmues – Ocampos, Valentin Carboni, Di Maria, Garnacho, Joaquin Correa, Paz, Messi, Boyè, Lautaro Martinez, Julian Alvarez, Lanzini.

/oversport.tv

Foto: AFA – Selección Argentina, Facebook

You may also like