Gruevski dënohet me 9 vite burg për rastin “TNT”, Janakievski me 3

by admin
Spread the love




Ish kryeministrit në arrati Nikolla Gruevskit, i shqiptohet edhe një dënim me burg, nga lëndët e formuara nga ish PSP-ja. Në rastin “TNT”, Gruevski mori dënim prej 9 vitesh burg, 3 vite burg mori ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe 4 vite ish kryetari i Gazi Babës Toni Trajkovski. Që të gjithë janë dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit zyrtar.

 “Se a do të përmirësohet diçka nëse kërkoj 6 dënime? Asgjë, përveç që Fijat Canovski do të mbledh një shumë fantastike parash si dëmshpërblim nga buxheti dhe do të inkurajohet që investitorët e tjerë punën e tyre të paligjshme ta mbulojnë përmes politikës”, ka deklaruar prokurori Burim Rustemi.

 


You may also like