Grubi: Me Eskobarin nuk biseduam për zgjedhje por për ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love

Në takimet e djeshme me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan Gabriel Escobar nuk është diskutuar fare për zgjedhjet e parakohshme por vetëm për përfundimin me sukses të ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimin e rrugës europiane të vendit tonë, tha sot zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Grubi tha se gjatë takimeve u theksua një mbështetje e madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendin, anëtarësimin në BE si dhe për ndryshimet kushtetuese.

ARTAN GRUBI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR I PARË

“Shpresoj që VMRO-DPMNE, e cila ka vendosmërinë e saj programore për të ardhmen e vendit tonë në Bashkimin Europian, do të mbledhë forca, do ta votojë dhe do ta largojë këtë çështje nga agjenda ditore politike dhe do ta vendosë këtë çështje në interes të shtetit sepse është interes për të gjithë qytetarët”

MARKETING




You may also like