Grubi: Deputetit Rexhepi presion i kanë ushtruar liderët e partive opozitare

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri Artan Grubi hedh poshtë akuzat se BDI dhe partitë e pushtetit i kanë bërë presion deputetit Kastriot Rexhepi që të enjten të mos marrë pjesë në votimin e mocionit të mosbesimit të Qeverisë. Sipas Grubit deputetit Rexhepi presion i kanë ushtruar liderët e partive opozitare. Lidhur me zgjerimin e shumicës parlamentare, Grubi tha se BDI është në kontakt me të gjitha partitë politike, përveç se me partinë “E majta”.

“Unë jam i bindur që edhe shumica parlamentare do të rritet nga të gjithë deputetët të cilët dëshirojnë ta shohin Maqedoninë e Veriut stabile, të sigurt, me marrëdhënie të mira ndëretnike, me marrëdhënie të mira ndër fqinjësore, një anëtare e denjë e NATO-s dhe me një perspektivë evropiane. Të gjitha ata forca janë të mirëseardhura përveç se partisë “Levica” e cila nuk ka vend në këto politika”, tha Artan Grubi nga BDI

Ndaj deklaratës së Grubit reagoi VMRO-ja. Me Artan Grubin dhe BDI-në vetëm mund të rrëmbehen deputetët dhe jo të integrohemi në BE. Opozita maqedonase madje akuzoi se Grubin se zemra e tij qëndron vetëm mbi një valixhe me para të vjedhura. Nga kjo parti edhe sot kërkuan dorëheqjen e Zaevit.

Fitoren me mbi 100 mijë vota të cilën e bëri VMRO-DPMNE ndaj LSDM-së në këto zgjedhje lokale, besoni se vetëm do të rritet deri në zgjedhjet e ardhshme kur do qofshin ata. Qytetarët janë të padurueshëm që ta shohin Zaevin të japë përgjegjësi, ndërsa LSDM-në të ikë prej pushteti dhe nga institucionet, për shkak se për shkak se kjo që e bëjnë është terror klasik ndaj qytetarëve dhe ndaj institucioneve”, Dimçe Arsovski, nga VMRO-DPMNE

Por nga LSDM thonë se dorëheqjet e Zaevit u anuluan organet e partisë deri në stabilizimin e vendit.

Një nga ato procese për stabilizimin e shtetit është edhe rritja e shumicës dhe stabilizimi i shumicës parlamentare, ditën e votimit kur dëshironin të votohet mos besimi u bë e qartë se opozita nuk e ka atë shumicë parlamentare që e paralajmëroi një kohë të gjatë. Si parti politike serioze dhe e përkushtuar në proceset demokratike në shtet, mbesim të hapur për komunikim të mëtejshme me të gjitha partitë politike, posaçërisht me ata që i ndajmë vlerat e njëjta”, Sllavjanka Petrovska, nga LSDM

Edhe pse partitë në pushtet vazhdimisht flasin për zgjerim të shumicës parlamentare, deri më sot, nuk kanë zbardhur asnjë detaj konkret se me cilat parti ose deputet të opozitës janë në negociata.

You may also like