Gruaja e sulmuar me zjarrvënie në autobusin e Torontos vdes nga plagët e ‘krimit të urrejtjes’ (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një e re që iu vu zjarri muajin e kaluar në një autobus publik në Toronto të Kanadasë në një krim të dyshuar të urrejtjes racore, ka vdekur nga plagët, njoftonte policia.

Ngjarja vjen pas një serie shqetësuese të krimeve pa motiv ndaj të huajve ose minoriteteve.

E reja në të 20-at e saj po shkonte në punë si kujdestare për të moshuar më 17 qershor, dhe po qëndronte në autobusin e ndaluar në perëndim të qytetit, kur u sulmua pa provokim nga një tjetër pasagjer.

“Burri besohet se hodhi drejt saj një substancë të lëngshme dhe më pas e ndezi atë, duke bërë që viktima femër të merrte zjarr”, tha inspektori Alex Li i policisë së Toronto.

Teksa sulmuesi u largua nga vendngjarja, punonjësit dhe pasagjerët nxituan të ndihmonin vajzën duke fikur zjarrin. Ajo u ndihmua më pas nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia tha asokohe se plagët e rëndë ishin të konsiderueshme”.

Policia arrestoi më pas Tenzin Norbu, 33 vjeç, dhe e akuzoi për tentativë vrasjeje dhe sulm me armë.

Policia e quante sulmin një “incident të izoluar” dhe “të rastësishëm”, por pas konsultimeve me njësitë e krimeve të urrejtjes thanë se krimi po hetohej si i motivuar nga urrejtja.

Në fillim të muajit motra e viktimës shkruante se ajo vuante nga djegie “të thella dhe është në gjendje kritike për jetën”.

“Motra ime kujdesej për të tjerët, por tani ka nevojë për ndihmën e gjithëve”, shkruante motra e viktimës.

Policia tha dje se gruaja kishte humbur jetën nga plagët dhe cështja është transferuar te departamenti i vrasjeve.

Vrasja ishte më e fundit në një seri shqetësuese krimesh në sistemin e transportit publik të qytetit. Në maj një grua u shty në binarë teksa treni po afrohej në stacion, por shpëtoi me disa thyerje.

Ndërsa një javë para saj studenti i huaj 21 vjeçar Kartik Vasudev, u vra jashtë një stacioni metroje teksa shkonte në punën e tij ‘part-time’.

Në prill një burrë 30-vjeçar u qëllua me thikë në një sulm të paprovokuar teksa priste trenin në platformën e metrosë.

Në një reagim ndaj zhvillimeve policia thotë se ka shtuar patrullimet në stacionet e transportit publik.