Griezmann kalon në futbollin amerikan?

by admin
Spread the love

Sulmuesi meksikan, Carlos Vela është mik i francezit dhe do të përpiqet ta bindë atë të kalojë në kampionatin amerikan.

Kështu ka deklaruar sulmuesi meksikan që prej vitit 2017 luan në kampionatin e Shteteve të Bashkuara.

Vela ndër talentët më të mirë të MLS-së në vitet e fundit foli në Instagram direkt në profilet zyrtare të klubit të tij dhe deklaroi hapur se po punonte për të bindur yllin francez të transferohej në Amerikë në klubin e tij:

“Po mundohem të sjell Griezmann. këtu”, ka pranuar meksikani, i cili është mik i madh i sulmuesit tani te Atletico Madrid. “Ne kemi folur tashmë për këtë disa herë dhe gjithmonë i them atij se kur të vijë dita e transferimit të tij në MLS, ai do të duhet të jetë në Los Angeles FC”.

Në të kaluarën, Griezmann kishte folur tashmë për ambicien e tij për të provuar përvojën në Major League Soccer dhe kush e di se kjo mund të mos ndodhë dhe të jetë pranë mikut të tij.

You may also like