Greva vazhdon, kryesia e SASHK-ut refuzon ofertën e Qeverisë

by admin
Spread the love




Kryesia e SASHK-ut në mbledhjen e sotme ka vendosur që të vazhdojë grevën. Të mërkurën më 4 maj do të ketë protestë para Qeverisë.
“Nga gjithsej 480 organizata sindikaliste, 388 ishin për vazhdimin e grevës, ndërsa 83 për ndërprerjen e grevës. Pjesa më e madhe janë nga sindikatat për mbrojtje të fëmijëve, ndërsa për vazhdimin e grevës janë deklaruar sindikatat nga shkollat fillore dhe të mesme. Duke parë rezultatet grave në shkollën fillore dhe të mesme vazhdon deri në gjetjen e zgjidhjes”, tha Nedellkovski.
Në çerdhet greva vendoset në pauzë dhe prej nesër ata do të fillojnë me punën


You may also like