Greva më e madhe në 30 vite në Angli. Pezullohet shërbimi i trenave për 3 ditë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mijëra punonjës të sistemit hekurudhor në Londër, sot kanë dalë në grevë. Rrugët e Londrës janë mbushur plotë, ata kanë bojkotuar punën për të kërkuar një pagë më të lartë dhe siguri për vendet e punës. Kjo është greva më e madhe që Londra ka parë ndonjëherë në 30 vitet e fundit.

Sipas The Guardian, këto greva do të ndodhin 3 ditë, duke ndërprer lëvizjen e trenave midis orës 7:30 dhe 18:30 në rrugët kryesore ndërqytetëse dhe urbane. Shërbimet do të fillojnë më vonë dhe do të reduktohen në ditët në vijim.

Si asnjëherë më parë stacionet kryesore hekurudhore në Londër që zakonisht ‘gumëzhijnë’ nga njerëzit, sot ishin thuajse bosh.

Familjet britanike tashmë po përjetojnë shtrëngimin më të madh ekonomik në dekada, me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve duke e çuar inflacionin drejt shifrave dyshifrore, ndërkohë që pagat mesatare bazë nuk janë më të larta se sa ishin në vitin 2006 kur u rregulluan për inflacionin.

Ministrat do të ndryshojnë ligjin për të siguruar që ndikimi i protestave  të sindikatave të jetë më pak i dëmshëm në të ardhmen, për pasagjerët.

Sekretari i Transportit, Grant Shapp tha se qeveria tani nuk mund të bëjë asgjë për të ndaluar grevën aktuale tre ditore, por ne tha ai,  ne do të sigurojmë që ligji të jetë fort në anën e pasagjerëve, në anën e konsumatorëve, nga këtej e tutje.

Rruga Press

You may also like