Greva dhe protesta, Paloka njofton aksionin opozitar

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka tha në një komunikim me mediat se në mbledhjen e sotme u diskutua me qëndrimet që PD do të mbajë në vijim.

Paloka tha se aksioni opozitar do të formësohet në mënyra të ndryshime të reagimit qytetar, por pa dhënë një datë.

“Mbledhja e ardhshme u vendos të jetë këtë të shtunë. Sot pati diskutime lidhur me qëndrimet që duhet të mbajë PD, apo aksionin opozitar dhe u ra në dakordësi që sa më shpejt të organizohen jo vetëm protesta , por një shumëllojshmëri aktesh dhe aksione opozitare përfshirë greva të mëdha, duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri dhe gjithë grupimet e mëdha që kanë probleme si mësues, mjekë, apo infermiere me qëllim që aksioni opozitar te ketë shumëllojshmeri veprimesh, greva protesta qytetare dhe një mori aktivitetesh që do të nisin me takime kokë me kokë me qytetaret”, tha ai./Opinion.al

You may also like