GREQI – Scholz: Kriza energjetike mund të zgjidhet vetëm bashkërisht

by admin
Spread the love

BERLIN, 27 tetor /ATSH-ANSA/ – Qëllimi ynë është i qartë, çmimet e gazit duhet të ulen, tha Scholz në një konferencë për shtyp, në Athinë pas takimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

“Ne duam të përdorim forcat tona për të ndërtuar konsorciume që mund të blejnë gaz së bashku”, shtoi Scholz.

“Ministrat evropianë të Energjisë kanë ende shumë punë për të bërë, veçanërisht kur bëhet fjalë për shmangien e spekulimeve rreth rritjes së çmimeve të gazit, që është gjithashtu teknikisht e vështirë”, theksoi kancelari gjerman, Scholz.

“Shmangia e spekulimeve mund të çojë në një qetësi të jashtëzakonshme në tregje dhe  çmime më të ulëta. Për këtë do të gjendet një zgjidhje, ekspertë të shumtë janë duke zhvilluar konsultime”, tha Scholz.

Kancelari gjerman vlerësoi nismat e Greqisë për mundësitë e reja të importit të gazit natyror të lëngshëm (LNG).

“Në gjithë Evropën, ne duhet të zhvillojmë lidhje reciproke infrastrukturore, në mënyrë që të mos hyjmë në krizë, në rast se situata ndërlikohet në një vend”, tha Scholz.

Scholz shtoi se Gjermania po punon gjithashtu drejt këtij synimi, nëpërmjet katër terminaleve të rinj gjermanë të (LNG), të cilat do t’u shërbejnë gjithashtu vendeve partnere, dhe riaktivizimin e përkohshëm të impianteve të qymyrit.

“Për shembull, ne jemi në gjendje të prodhojmë energji elektrike edhe kur centralet bërthamore në Francë nuk janë në gjendje të prodhojnë energji elektrike ose kur hidrocentralet në Zvicër apo Austri kanë probleme për shkak të thatësirës”, shtoi Scholz.

“Në rezervuarët tanë ka gaz edhe për vendet fqinje”, theksoi Scholz. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like