GREQI – Rritet më tej niveli i inflacionit

by admin
Spread the love

ATHINË, 10 tetor /ATSH-ANSA/ – Inflacioni në Greqi u rrit në 12% në shtator, sipas Entit Grek të Statistikave, ELSTAT.

Ky është muaji i gjashtë radhazi që Greqia po përballet me një inflacion mbi 10%.

Gushtin e kaluar inflacioni u rrit në 11,4%.

Në shtator, çmimet e gazit u katërfishuan (+ 332%), ndërsa ato të energjisë elektrike u rritën me 30,5%.

Shtatorin e kaluar, qeveria e partisë liberal-konservatore, “Demokracia e Re” njoftoi një sërë masash që synonin mbështetjen e shtresave në nevojë përballë rritjes së çmimeve, me një vlerë prej 5,5 miliardë eurosh./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like