GREQI – Mitsotakis u kërkon falje qytetarëve të bllokuar në disa akse për shkak të borës

by admin
Spread the love



ATHINË, 26 janar /ATSH-ANA /- Në fjalën hyrëse të mbledhjes së kabinetit, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis iu kërkoi ndjesë bashkëqytetarëve që u përballën me vështirësi në disa akse, të bllokuar për shumë orë në Attiki Odos.

“Përgjegjësitë e koncesionarit janë shumë të qarta për mënyrën sesi i janë përgjigjur stuhisë së fundit të borës. Këto do të hetohen plotësisht në bazë të ligjeve ekzistuese por edhe të kushteve të përfshira në kontratat përkatëse me sektorin publik”, theksoi Mitsotakis.

Kryeministri grek vuri në dukje se kompanitë private që menaxhojnë infrastrukturën kritike për fitime që nuk janë të papërfillshme kanë disa detyrime, ku më kryesori është të mbajnë hapur rrugët nën kujdesin e tyre.

“Kjo ka qenë arsyeja e vendimit për t’u dhënë menjëherë 2000 euro shoferëve të bllokuar në Attiki Odos dhe për të dëmshpërblyer pasagjerët e bllokuar të trenit TRAINOSE”, shtoi kryeministri. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakXhixho: Korrupsioni ka sjellë humbjen e shpresës së qytetarëve
Artikulli tjetërMiratohet kompensimi financiar i pronarëve që preken nga legalizimet


You may also like