GREQI – Mitsotakis reagon për fitoren e Belerit

by admin
Spread the love

ATHINË, 15 maj /ATSH-ANA/ – Më erdhi mirë kur dëgjova se Fredi Beleri fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, deklaroi sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

”Shpresoj se problemet me të cilat përballet kandidati etnik grek do të mbarojnë së shpejti”, shtoi ai, në periferinë e Athinës, Zografou, gjatë një takimi elektoral.

”Perspektiva evropiane të Shqipërisë varen tërësisht nga respektimi i të drejtave të pakicës etnike greke”, tha Mitsotakis.

Greqia zhvillon më 21 maj zgjedhjet parlamentare./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKim me prokurorët e SPAK: Koha për t’i dhënë fund mënyrave të vjetra të mosndëshkimit

You may also like