GREQI – Kryeministri mohon përfshirjen në skandalin e përgjimeve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ATHINË, 8 gusht /ATSH- dpa/  – Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis mohoi çdo përgjegjësi dhe përfshirje të mundshme në një skandal lidhur me përgjimin për disa muaj me radhë të telefonit të njërit prej krerëve të opozitës politike greke nga shërbimi sekret ‘EYP”.

“Ajo që ka ndodhur, mund të ketë qenë e ligjshme, por është e gabuar. Unë nuk kam ditur asgjë rreth kësaj, dhe qartësisht nuk do ta aprovoja kurrë diçka të tillë”, deklaroi kryeministri grek në një fjalim të transmetuar në televizionin publik “ERT”.

Nikos Androulakis, kreu i partisë opozitare social-demokrate PASOK, njëkohësisht anëtar i Parlamentit Europian, ka akuzuar  persona të paidentifikuar lidhur me përgjimin e telefonit të tij.

Hetimet kanë zbuluar se telefoni i tij celular është përgjuar nga shërbimi sekret “EYP” për disa muaj.

Dalja në dritë e këtij skandali të premten e kaluar çoi në dorëheqjen e drejtorit të shërbimit sekret, Panagiotis Kontoleon, si dhe të Grigoris Dimitriadis, sekretari i përgjithshëm i zyrës së kryeministrit Mitsotakis.

/u.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like