Grealish: Kemi ende në kokë finalen e Europianit, të luaj në San Siro një ëndërr

by admin
Spread the love

Në prag të supersfidës së Nations League ku Anglia do të përballet me Italinë, ka folur edhe ylli i Manchester City, Jack Grealish. Ky i fundit dha një konferencë për shtyp ku bëri disa deklarata interesante.

“Kanë kaluar rreth 14-15 muuaj nga finalja kundër Italisë, një ndeshje nga e cila e kemi ende një shenjë në kokë. Të gjithë donim ta fitonim atë trofe, por megjithatë mbetete e bukur fakti që kemi arritur në një finale si ajo e Europianit.

Do të luajmë në San Siro, një stadium ku gjithmonë kam dëshiruar të luajë. Madje kam pasur dëshirë të shkoj të paktën edhe vetëm si një tifoz, prandaj do të jetë diçka e jashtëzakonshme për mua.” /oversport.tv

Foto: Manchester City, Twitter

You may also like