Graniti pranon para Fifit: Jam i dashuruar me një vajzë jashtë shtëpisë

by admin
Spread the love

Fifi dhe Graniti pranuan se duan të mbeten vetëm miq, pavarësisht afërsisë që kanë pasur deri para pak ditësh. Mirëpo, në spektaklin e të martës, ai shtoi gjithashtu se nuk do të dilte me asnjë vajzë tjetër në shtëpinë e “Big Brother VIP”, gjë që i ka bërë të gjithë të aludojnë se Graniti ka një lidhje jashtë.
Mbrëmë pak pas mesnate, teksa bisedonte me Fifin, ai e pranoi për herë të parë se ka bashkëjetuar me një vajzë, por aktualisht kanë një marrëdhënie të komplikuar.
“Kam bashkëjetuar me të, tani jemi kështu ‘complicated’, por nëse ajo vjen në emision do filloj të qaj, aty do e merrni vesh se sa e dua. Është nga Peja por kemi bashkëjetuar në Prishtinë. Vetëm familja ime e di per të, dhe motra e saj. Babi i ka vdekur”, tha Graniti i prekur.
Fifi u habit dhe e pyeti pse nuk i kishte thënë më herët, por Graniti pranoi se nuk ka dashur ta prekë si temë pasi marrëdhënia është në situatë të vështirë.
“Po ti të keqen motra e kishe thënë përpara, tani do jem e keqe tamam me këto të tjerat që të gjuajnë”, i tha Fifi në mbyllje të bisedës./revistawho.com

You may also like