Graniti bënë dush bashkë me Semin, Fifi bëhet sërish xheloze

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dy nga banorët më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP nuk ka dyshim se janë Fifi dhe Granit Cana.

Të njëjtit, që po aludohet se mund të kenë nisur një lidhje dashurie, po vazhdojnë të komentohen për veprimet e tyre.

Ata së fundmi kanë bërë një tjetër bisedim, derisa Filloreta Raçi (emri i vërtetë) është bërë xheloze në lidhje me ish-futbollistin.

Kjo pasi ky i fundit është larë në dush së bashku me artisten tjetër, Semi Jaupaj.

“Si ia kalove në dush, a u lave mirë. Dëgjova që nuk ishe larë vetëm”, ka qenë reagimi i Fifit.

“Kaq thellë është xhelozia. Kamerat janë dëshmitarë okularë. Nuk pritshe deri sa të lahej ajo, pastaj të hysh ti”, i është përgjigjur Cana.

Megjithatë, pritet të shihet në vazhdim se çfarë do të ndodhë në mes të dyshes së famshme.

Banorët ndërkaq po garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

 


You may also like