Granit Begolli pritet të emërohet trajner i skuadrës së madhe!

by admin
Spread the love

Një ndër klubet më të mëdha në futbollin e Kosovës, Liria e Prizrenit së shpejti do të bëhet me trajner të ri.

Trajneri i ri dhe me shumë perspektiv, Granit Begolli, pritet që të emërohet trajner i skuadrës prizrenase.

Lajmi konfirmihet nga burime të sigurta të “Zer.info” pranë klubit prizrenas.

“Zeri.info” mëson se Begolli do të takohet të mërkurën me zyrtarët Lirisë për ta finalizuar marrëveshjen.

Liria në vjeshtë i tuboi 19 pikë dhe e mbylli stinorin vjeshtor në vendin e gjashtë, me tetë më pak se lideri Trepça ’89. Begolli së fundmi ishte pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës.

Ish-futbollisti dhe drejtori i FC Prishtinës, është analist i përherëshëm në emisionin ‘Ekipi A’ në televizionin ATV.

Begolli u largua nga Vëllaznimi pas xhiros së shtatë në Ligën e Parë të Kosovës (Grupi A) duke e lënë ekipin në pozitën e parë.

You may also like