Granada “blindon” yllin e skuadrës, Uzuni rinovon me klubin spanjoll

by admin
Spread the love

Granada dhe Myrto Uzuni arrijnë marrëveshjen për rinovimin e kontratës.

Sulmuesi i kombëtares do të jetë pjesë e spanjollëve për të paktën edhe katër vite të tjera, deri në 2026-tën. I afruar tek Granada në muajin janar, Uzuni është shndërruar në këtë sezon në yllin e skuadrës falë tetë golave të realizuar në 12 ndeshje të La Liga 2.

27-vjeçari është kryesuesi më i mirë në La Liga 2 duke u shndërruar në udhëheqësin e Granadës dhe shpresën më të madhe të drejtuesve të klubit për t’u rikthyer menjëherë në elitë. Ndaj, Uzuni do të vijojë të jetë pjesë e projektit dhe drejtuesit e kanë përkthyer besimin në një kontratë të re, të përmirësuar në çdo aspekt.

Aktualisht, Granada mban vendin e pestë në kampionat me 20 pikë, tre pikë larg vendit të parë. Megjithatë, nëse Uzuni ruan vazhdimësinë përgjatë sezonit, atëherë nuk do të jetë e largët dita kur suksesi dhe kreu t’i përkasë atyre./ Super Sport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like