Graçanicasit me protesta duan lirimin e të dyshuarit për krime lufte – Shqip

by admin
Spread the love

Serbët e Graçanicës e bllokuan qendrën e qytetit, të mërkurën. Meqë tubimi para stacionit policor ndodhi pa paralajmërim, edhe forcat e rendit dolën ta lirojnë rrugën për qarkullim, gjë për të cilën protestuesit rezistuan fillimisht.

Tubimi i serbëve lokalë aty u bë hë për hë, pasi iu arrestua banori i atyshëm, Dragisha Milenkoviq. Ky i fundit u kap paraditen e së mërkurës, pasi dyshohet për krime lufte. Milenkoviq dhe ish-kolegët e tij gardianë thuhet se i maltretuan shqiptarët në burgjet e Prishtinës dhe Lipjanit, njofton Klan Kosova.

“Në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”, thuhet në njotfimin e policisë.

Ish-oficerit të burgut i është kontrolluar edhe shtëpia, ku iu gjet një revole “Zastava”, 136 fishekë, thikë ushtarake, shufër metalike dhe dokumente tjera.

Graçanicasit e tubuar thirrnin për lirimin e tij, pasi besojnë se është i pafajshëm. Të njëjtit u shpërndanë pas një kohe, për ta bërë të lirshëm lëvizjen e veturave.

You may also like