Gosens drejt largimit, Interi e zëvendëson me talentin francez

by admin
Spread the love

Interi është në vëzhgim të një mbrojtësi të majtë pasi Robin Gosens nuk ka bërë paraqitje të mira me skuadrën. Në listën e klubit zikaltër është futur mbrojtësi 21-vjeçar i Rennes, Adrien Truffert.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Inter ka vendosur që në mesjavë do të nisin negociatat e para me Rennes për mbrojtësin francez. Këta të fundit, kërkojnë një shumë prej 15 milionë euro për ta lënë të lirë Truffert. Zikaltrit po presin nëse Gosens do të shitet përfundimisht në janar. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë do të kërkojnë mbrojtësin e Rennes në një huazim me të drejtë blerje.

Alternativa e dytë në listën e Interit nëse nuk arrihet Truffert, është Mitchel Bakker i Bayer Leverkusen.  Ish-mbrojtësi i Psg mund të përdoret në negociata me Gosens, pasi për këtë të fundit është shfaqur i interesuar Leverkusen. /oversport.tv

You may also like