Sulmuesi Lorenzo Insigne ka ndëshkuar skuadrën e Interit pas shtatë minutash dhe ka kaluar Napolin në epërsi. Ai realizoi me penallti dhe për të është goli i 116-të me fanellën e skuadrës “axurre”.
Insigne është bërë shënuesi i tretë më i mirë në historinë e Napolit, duke kaluar legjendën Diego Armando Maradona.
#SerieA 🇮🇹
Napoli 1️⃣-0️⃣ Inter
Penal que convierte Lorenzo Insigne al minuto 7.#NapoliInterpic.twitter.com/502S6KEacd
— Ritual Fútbol (@ritual_futbol) February 12, 2022
Sulmuesi, i cili në verë do të kalojë te Toronto në MLS, është pesë gola larg vendit të dytë, që mbahet nga Marek Hamsik.