Goli i Seferit nuk mjafton, Shqipëria largohet me një pikë nga Islanda

by admin
Spread the love

Shqipëria barazon 1-1 në Islandë në debutimin në këtë edicion të Nations League. Kuqezinjtë kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh, falë një goli të shënuar nga Seferi. Por vendasit kanë baraspeshuar gjithçka me fillimin e pjesës së dytë. Ndonëse Reja ka tentuar të fitojë këtë sfidë, duke hedhur në fushë shumë forca sulmuese, në fund të 90 minutave Shqipëria nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë.

Pjesa e parë nis e qetë me të dyja skuadrat që duket se studiojnë njëra-tjetrën. Vendasit fitojnë teren dhe mundohen që të vënë në vështirësi skuadrën kuqezi. Provon Sigurdson, por Berisha ruan të paprekur portën.

Shqipëria rritet me kalimin e minutave dhe mundohet të dalë në sulm. Seferi dhe Balliu nuk arrijnë që të çajnë mbrojtjen e vendasve. Nuk vonon goli kuqezi dhe është Taulant Seferi ai që çon topin në rrjetë. Shqipëria mbyll në avantazh pjesën e parë në Rejkjavik.

Një gabim në mbrojtje me fillimin e pjesës së dytë i kushton shtrenjtë Shqipërisë, pasi Islanda arrin të barazojë rezultatin me Thorsteinsson. Kuqezinjtë mundohen të reagojnë dhe provojnë të shënojnë golin e avantazhit me Gjasulën, Seferin dhe Balliun, por tentativat e tyre nuk përfundojnë në rrjetë.

Reja kërkon që të fitojë këtë sfidë dhe hedh në fushë Balaj, Asllanin dhe Vrionin. Pavarësisht përpjekjeve të dy skuadrave rezultati i kësaj sfide nuk ndryshon. / Oversport.tv

Nations League – Liga B / Grupi 2

Islandë-Shqipëri 1-1

Thorsteinsson 49’ / Seferi 30’

You may also like