Goli i Lukakut e dërgon në finale të Botërorit skuadrën e Chelseat

by admin
Spread the love

Romelu Lukaku dhe dhe portieri Kepa u dhurojnë Chelsea-t finalen e Botërorit të Klubeve përballë skuadrës braziliane Palmeiras.

Në sfidën gjysmëfinale ndaj Al Hilal, sulmuesi belg shënoi golin që përcaktoi fituesin, ndërsa “gardiani” spanjoll kreu disa pritje vendimtare në pjesën e dytë, që marrin vlerë po aq sa finalizimi i ish-sulmuesit të Interit.

Blutë e Londrës ishin favoritë absolutë për të kaluar në finale, por në të vërtetë nuk u shfaqën me fuqinë e fituesit të Champions League, në Evropë. Nëse Al Hilal do të kishte shënuar, pse jo edhe më shumë se një gol, nuk do të kishte vjedhur asgjë.

Kjo është hera e dytë që Chelsea arrin në finale të Botërorit të Klubeve, pasi në vitin 2012 është mposhtur nga Corinthiansi.

You may also like