Goldi Halili: Shehi ka bërë për vete Tiranën, vlerësojmë risitë dhe mbështesim ata që ëndërrojnë

by admin
Spread the love

Orges Shehi është zgjedhur si trajneri më i mirë i muajit tetor nga Oversport. Risia e platformës që ka siguruar të drejtat e transmetimit të futbollit shqiptar për 3 sezone i buzëqesh trajnerit të Tiranës, i cili ka pasur ecuri pozitive në këtë periudhë dhe ka marrë kreun e klasifikimit.

Në muajin tetor, Tirana arriti që të fitonte ndaj Partizanit në një ndeshje spektakolare të luajtur në “Air Albania”, ku e luajti me 10 futbollistë dhe trajneri pati një dorë të rëndësishme në këtë rezultat.  Më pas arriti të bënte detyrën edhe ndaj Kukësit me një tjetër fitore me goleadë dhe në transfertën e vështirë kundër Bylisit. Tirana gjithashtu ka arritur të marrë edhe kreun e klasifikimit të kampionatit.

Tekniku i Tiranës ka marrë çmimin para fillimit të sfidës kundër Vllaznisë: “Ju falënderoj këtë çmim, që është një risi që e vlerësoj. Do të doja ta fitoja këtë çmim në fund të sezonit, atëherë kur bëhen llogaritë tamam. Megjithëse është një çmim personal duhet të falënderoj të gjithë skuadrën, sepse falë tyre kemi arritur këto rezultate”, tha Shehi.

Ndihemi të vlerësuar për këtë çmimin dhe i vlerësojmë risitë, sepse në i mbështesim njerëzit që ëndërrojnë. Besoj që trajneri e meritoi këtë çmim, pasi i ka bërë të gjithë për vete te Tirana. Shehi ka fituar zemrën e të gjithëve të Tirana brenda dhe jashtë. Shehi ka bërë për vete edhe presidentin Halili, që njihet si gjaknxehtë, por rezultatet e trajnerit kanë bërë që ai të fitojë simpatinë e gjithë klubit”, tha drejtoresha administrative e klubit të Tiranës, Goldi Halili, që i dorëzoi çmimin teknikut. / Oversport.tv

You may also like