Golat e “veteranëve”, Dzeko dhe Ibrahimovic thyhen vetëm nga LaLiga

by admin
Spread the love

Cili është goli më i bukur i karrierës time? Ai që do të shënoj… E ka thënë i pari Pipo Inzaghi dhe e ripërsëriti më vonë Fabio Quagliarella, kur më 21 nëntorin e vitit 2016 arriti kuotën e 100 golave në Serinë A.

Ndoshta as vetë ai nuk e mendonte që karriera e tij do ta zgjaste kaq shumë, kur ka arritur të shënojë edhe 80 gola të tjerë nga a moment. Nëse është e vërtetë që mes sulmuesve dhe golit ka një dashuri të vërtetë, për romantikët dashuria nuk ka moshë.

E ka treguar vetë Fabio me dopietën kundër Empolit. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Ibra, Giroud dhe të tjerë në këtë sezon. Mjafton të mendosh që në sezonin 2021-2022 janë 34 gola me firmën e lojtarëve që kanë kaluar moshën 35 vjeçare.

Në fakt në Serinë A nuk bëhet fjalë për diçka të re, sepse mjafton të shohësh të shkuarën kur shënonin Totti apo Di Natale. Vetëm LaLiga ka më shumë gola të shënuar nga lojtarët veteranë, plot 40 të tillë. Suarez është ai që ka realizuar më shumë, 9 të tillë.

Në Bundesliga situata është shumë ndryshe, ku Anthony Losilla është i vetmi plakush që ka shënuar gol. Më të ekuilibruara janë Premier Liga dhe kampionati francez me respektivisht 27 dhe 15 gola nga shkolla e vjetër. Por këto statistika nuk janë rastësi, sepse kampionati spanjoll është ai me moshën mesatare më të lartë.

Ndërkohë që Roma shijon të rinjtë Felix Afena-Gyan, Cristian Volpato dhe Edoardo Bove, në Serinë A ka edhe lojtarë të vjetër që shënojnë. Kanë më pak shpërthim, por janë të rrezikshëm në zonë.

Lideri është Edin Dzeko, i cili ka shënuar 10 gola. E ndjek Ibra me 8 gola dhe Zhiru me 7. Pastaj janë kapitenët e skuadrave të Xhenoas, Criscito me 5 gola dhe Quagliarella me 3.  Vitet kalojnë, por uria për gol jo. Madje e kundërta, uria shtohet duke ngrënë. / oversport.tv

You may also like