Gol dhe dedikim për shokun e skuadrës që vdiq, Bytyqi rrëmben skenën

by admin
Spread the love

Zymer Bytyqi ka shënuar kundër Basaksehir golin e katërt në Superligën turke ditën e sotme dhe festa ka qenë një dedikim special i mesfushorit anësor të Kosovës.

Bytyqi ka vrapuar drejt stolit dhe ka ngritur një fanellë me numrin 6, të Ahmet Yilmas Çelik. Qendërmbrojtësi humbi jetën më 11 janar në një aksident automobilistik.

Mesfushori shqiptar dhe shokët e skuadrës e përkujtuan atë pas goli. Sa i takon ndeshjes, Basaksehir shënoi dy gola pas atij të Bytyqit dhe fitoi me rezultatin 2-1.

Në këtë ndeshje në fushë ishte titullar edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili qëndroi deri në fund. Në minutën e 68-të u aktivizua edhe Endri Çekiçi, në vend të Michalak. / oversport.tv

Fotot: İttifak Holding Konyaspor, Twitter

You may also like