Goga nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë: Dashurinë, paqen dhe tolerancën t’i kemi edhe jashtë ditëve të Bajramit

by admin
Spread the love

Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Goga, ka folur rreth rëndësisë së festës së Kurban Bajramit.

Goga, nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, tha se myslimanët gjatë Bajramit ripërtërijnë besatimin me Krijuesin, njofton Klankosova.tv.

“Çdo herë gjatë Bajramit është me rëndësi për të gjithë ne që të ripërtërijmë besatimin tonë me Krijuesinqë Allahu na bëri, sikur të mos na udhëzonte neve në Islam ne asnjëherë nuk do të ishim të udhëzuar”.

“Detyrimet që i kemi ne ndaj Islamit burojnë nga mësimet e Ibrahimit me të birin e tij Ismailin janë edhe sinonimet e Kurban Bajramit. Ibrahimi gjatë tërë rrugëtimit të tij, gjatë tërë sprovave dhe sfidave me të cilat Allahu e ka sprovuar – çdo herë ishte stabil, kishte qëndrueshmëri dhe gatishmërinë që tregojë përkushtimin dhe përkatësinë e tij ndaj Islamit. Andaj edhe Allahu e lavdërojë Ibrahimin”.

“Çdo popull i ka festat e veta edhe ne i kemi dy Bajramet, ashtu siç Allahu në Kuranin famëlartë thuhet se çdo umet i ka festat e veta teksa ne në dy Bajramet manifestojmë dhe shprehim madhërinë dhe lartësimin ndaj Krijuesit njëkohësisht manifestojmë krenarinë tonë që e ndjejmë që i takojmë Islamit.

“Kurban Bajrami përmban në vete shumë objektiva – kur prej tyre është edhe aspekti se ne në Kurban Bajram dhe gjatë këtyre ditëve festive ne e shpërfaqim besim tonë të drejtë. Bajramet manifestohen, përjetohen dhe myslimanët takohen mes vete, shkëmbejnë vizita dhe provojmë që të paktën gjatë Bajrameve të kemi unitet dhe t’i flakim mospajtimet, ta shuajmë mllefin e urrejtjes e hakmarrjes”.

Goga, mes tjerash, tha se dashurinë, paqen dhe tolerancën besimtarët duhet t’i kenë edhe jashtë festës pasi kështu është Bajrami i vërtetë, njofton Klankosova.tv.

“Dashurinë, paqen dhe tolerancën ti kemi edhe jashtë ditëve të Bajramit – pasi kështu është Bajramit i vërtetë. Therja e Kurbanit tregon humanizmin, solidaritetin, njerëzoren dhe në rastet kur njerëzit janë në kushte të rënda ekonomike thuhet që pjesë dërrmuese e Kurbanit të shpërndahen tek ta”.

You may also like