Goditje në minutat e fundit, Dele Alli është zyrtarisht lojtar i Everton

by admin
Spread the love

Vetëm pak minuta përpara mbylljes së merkatos së Janarit në Angli, Everton bëri një nga goditjet më të bujshme në Premier League. Pas afrimit të Frank Lampard në stol, ata afruan edhe mesfushorin me tipare sulmuese Dele Alli.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Everton nëpërmjet një deklarate zyrtare për shtyp. Në të thuhej se Alli ka nënshkruar me klubin nga Liverpool deri më 30 qershor 2024.

Dele Alli largohet kështu nga Tottenham pas gjashtë vitesh e gjysmë. Vitet e fundit ai ka pasur vazhdimisht probleme me trajnerët dhe nuk ka qenë pjesë e planeve të tyre. I fundit ka qenë Antonio Conte që kërkoi shitjen e tij. /oversport.tv

You may also like