Goditje korrupsionit në Shqipëri, kapen doktor, profesor me “presh në dorë”

by admin
Spread the love

U kap në flagrancë duke marrë para/ Arrestohet mjeku në Spitalin e Traumës në Tiranë

Një mjek në spitalin e Traumës në Tiranë ka rënë në pranga mesditën e sotme.

Raportohet se ai është arrestuar nën akuzën për korrupsion.

Identiteti i mjekut nuk dihet, por raportohet se punon te skaneri i spitalit dhe është kapur duke marrë të paktën 200 euro ryshfet nga një i infiltruar.

Dyshohet se edhe një mjek tjetër është i përfshirë në një skemë korruptive.

Në këto momente po vijon operacioni i policisë, i cili është zhvilluar paralelisht me operacionin në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku raportohet se janë arrestuar tre punonjës për korrupsion.

Akuza për korrupsion/ Arrestohen 4 punonjës të Universitetit Bujqësor në Tiranë

Katër punonjës të Universitetit Bujqësor në Tiranë, raportohet se janë arrestuar.

Ata dyshohet se kanë kryer korrupsion në një tender.

Ende nuk ka informacione zyrtare, pasi operacioni policor po vijon.

You may also like