Goditje e madhe për Ramën, ambasadorja e BE tregon arsyen: Ja pse u anulua granti 28 mln euro për portin e Durrësit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, ka reaguar një ditë pasi u bë publik lajmi mbi anulimin nga Bashkimi Europian të grantit 28 milionë euro të Fondit të Investimeve për Portin e Durrësit.

Në një deklaratë për mediat nga Shkodra diplomatja e BE-së tha se këto masa ndodhin sa herë ka ndryshime të kushteve të investimeve.

“Sa herë ka ndryshim të kushte të investimeve, ndryshim të granteve të investimeve, kjo anulohet. Kjo nuk do të thotë se nuk jemi në komunikim me qeverinë për të kuptuar se ku mund të jenë investimet për t’u bërë”, – tha ambasadorja.

Projekti parashikonte rehabilitimin e kalatave 1 dhe 2 në Terminalin Perëndimor të Portit të Durrësit, ku përpunohen thuajse të gjitha mallrat që vijnë nga jashtë.

Sakaq, projekti i kompanisë së biznesmenit arab Alabbar për Portin e ri të Durrësit ka ngjallur reagimin e opozitës që e cilëson si aferën më të madhe dhe e krahason me aferën e inceneratorëve.

You may also like