Goditi me grusht arbitrin në Turqi, reagon Federata dhe Erdogan: Pezullohet futbolli

by admin
Spread the love

Një ngjarje tejet e rëndë u regjistrua në futbollin turk mbrëmjen e së hënës.

Presidenti i klubit të Superligës turke Ankaragucu, Fati Koca, goditi pas përfundimit të ndeshjes me Rizespor, arbitrin kryesor Halil Umut Meler. Gjithçka ndodhi pas një goli të skuadrës së Rizespor që barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 97.

Nervat e presidentit të Ankaragucu nuk mbajtën dhe Fati Koca u fut menjëherë në fushë duke goditur me grusht në fytyrë arbitrin, i cili u shemb në tokë. Gjyqtari u dërgua në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa nga ana tjetër, presidenti u ndalua nga forcat e rendit.

Pas kësaj ngjarje, reagoi presidenti Recep Tayyip Erdogan i cili dënoi dhunën dhe i uroi shërim të shpejtë arbitrit Meler. Ndërkohë, pak orë më pas, presidenti i Federatës së Futbollit në Turqi deklaroi se sporti nuk ka lidhje me dhunën ndërsa konfirmoi se për momentin futbolli në Superligën turke është i pezulluar pa afat.


Top Channel

You may also like