Goditet qendra e ndihmës në Rafah, agjencia e OKB-së: Vijon të shkelet hapur ligji ndërkombëtar humanitar

by admin
Spread the love

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë njoftoi se një anëtar i stafit u vra dhe 22 të tjerë u plagosën pasi forcat izraelite goditën një qendër shpërndarjeje ushqimore në Rafah, në Rripin jugor të Gazës.

Shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini tha se sulmet ndaj objekteve të saj janë “bërë të zakonshme në mospërfillje të hapur ndaj ligjit ndërkombëtar humanitar”.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se një sulm ajror izraelit vrau pesë persona. Ushtria izraelite deri më tani nuk ka komentuar mbi incidentin.

Rafah është i mbushur me rreth 1.4 milionë palestinezë që po kërkojnë strehim nga ofensiva tokësore e Izraelit diku tjetër në Gaza.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka paralajmëruar se një sulm i kërcënuar izraelit në qytet mund të “zhysë popullin e Gazës në një rreth edhe më të thellë ferri”.

Shpërthimi i së mërkurës thuhet se goditi anën lindore të qendrës së shpërndarjes së ushqimit, e cila është në pjesën lindore të Rafah.

 

 


Top Channel

You may also like