Goditen me automjet dhe plagosen 7 kalimtarë në Tel Aviv – Shqip

by admin
Spread the love

Vritet shoferi. Hamas: hakmarrje për operacionin në Xhenin

7 persona mbetën të plagosur në Tel Aviv pasi u goditën nga ky automjet. Policia izraelite qëlloi për vdekje drejtuesin e mjetit, i cili synonte të kryente një akt terrorist. Pasi përplasi automjetin e tij në një stacion autobusi, ai u përpoq të sulmonte kalimtarët me thikë, përpara se të vritej nga efektivët.

Një zëdhënës i Hamasit e konsideroi aktin e tij si heroik dhe hakmarrje për operacionin që po zhvillon këto ditë, ushtria izraelite në kampin e refugjatëve palestinezë në Xhenin të Bregut Perëndimor.

10 palestinezë, militantë të moshave nga 16 deri 23 vjeç janë vrarë në operacionin që synonte të shmangte organizimin e një sulmi terrorist prej tyre në Izrael. Dhuna ka çuar në largimin e 3 mijë banorëve të këtij kampi gjatë 24 orëve të fundit.

Tv Klan

You may also like