Gjysmëvjetori i dytë shtyhet për më 1 shkurt, Shaqiri: Arsyeja është mbrojtja e shëndetit të nxënësve

by admin
Spread the love

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shtyhet për 10 ditë. Në vend se me 20 janar nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme mësimit do t’i kthehen me 1 shkurt. Propozimi doli nga shtabit Qendror i krizës, ndërsa Qeveria në seancën e mbrëmshme e miratoi.

“Me propozimin e ministris dhe bashkë me qeverinë, por ka qenë kërkesa e Shtabit koordinues të krizës që e kishim që viti i gjysmevjetorit të dytë, të fillojë me 1 shkurt, do të thotë ka qenë në takimin koordinues i cili i mbajt nga shtabi koordinues”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Edhe Komisioni për sëmundje ngjitëse dje pati mbledhje mirëpo nuk doli me propozim për prolongim të gjysmëvjetorit. Ministri i Arsimit Shaqiri thotë se një ndër arsyet kryesore për këtë vendim është mbrotja e shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve dhe familjarëve.

Mendoj që sipas trendëve që i shohim, numri të shkoj në rënie deri me datën 1 shkurt, në qoftë se para datës 1 shkurt, kah fundi i javës od të bëjmë një analizë, një mbledhje tjetër të Qeverisë dhe do të shohim. Jemi në afatin e realizimit të programeve vjetore, të cilat kanë kalendarin e tyre, afatet e paraparë për fillim dhe mbarim të vitit shkollor dhe jemi brenda periudhës që mund të bëhet me Byron për zhvillim të arsimit kompenzimi i këtyre ditëve që ne i humbëm”, pohoi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Ndryshe sipas raportit javor të Institutit të shëndetit publik për javën e kaluar numër më i ulët I infeksioneve është regjistruar te grupmosha prej 0 deri 9 vjet edhe atë 209 raste.

You may also like