Gjysmë vjetori i dytë fillon më 1 shkurt

by admin
Spread the love




Fillimi i gjysmë vjetorit të dytë, të këtij viti shkollor, shtyhet për në datë 01/02/2022. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme të regullt, e dyta me radhë, që u mbajt përmes video konferencës solli vendim që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor për shkollat fillore dhe të mesme të shtyhet, respektivisht mësimi me prani fizike të vazhdojë me 1 shkurt, sipas konkluzave të Shtabit kryesor koordinues kundër covid-19, bazuar në informatat epidemiologjike se vendi gjendet në pik të epidemisë.
“Apelojmë deri te nxënësit dhe prindërit maksimalisht t’u përmbahen masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga covid-19, në kushte shtëpiake dhe ambiente të hapura”, thanë nga Qeveria.


You may also like