Gjysëmvjetori i dytë filloi me mungesën e librave shkollor (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

NXËNËSIT KANË NGECUR NË MËSIM, VËSHTIRË SHKRUAJNË DHE LEXOJNË

“Mirdita. Cila klasë jeni? E dyta. Cilin libër nuk e keni?  Matematikë dhe shkencat”.

Filloristët filluan gjysmëvjetorin pa librin e matematikës dhe shkencave shoqërore. E kjo paraqet telashe për nxënësit dhe mësuesit pasi që mungesa e librave ka penguar përvetsimin e mëvimir, thotë mësusja Imrane Aliu.

“Po mundohemi me gjet materiale prej interentit, prej viteve të kaluara. Me fleta pune, me detyra kontrolluese me shembuj të ndryshëm. Sidoqoftë mungon libri sidomos matematikë dhe shoqëri.” – tha mësuesja Imrane Aliu

“Pa këto libra shumë vështirë e kemi. Është mungesë e madhe. Filloi gjysmëvjetori i dytë, ndërsa ne pa libra. Sidomos për klasat e dyta edhe më rëndë. Nuk e kanë të përvetësuar shkrim leximin. Nuk mund të lexojnë rrjedhshëm, sikur vitin e kaluar me atë planprogram që kemi punuar. Do të thotë janë dëmtuar nxënësit? Po me një fjalë janë të dëmtuar. Ka 39 vite që punoj këtu dhe ka dallim të madh me atë programin e kaluar dhe me këtë programin e tanishëm” – tha mësuesja Imrane Aliu.

Drejtori i shkollës fillore Bajram Shabani, Mensur Jakupi thotë se edhe pse ka mungesë të librave në klasat më të larta dhe të ulëta, janë munduar që t’i sigurojnë nga vitet e kaluara.

“Jemi në pritje të librave. Vështërsia ekziston si gjithkund. Pa libra nuk ka mësim. Por jemi munduar të gjindemi disi. Në magazinat tona ka libra të viteve të kaluara dhe nuk kemi ndejtur duarkryq pasi që nuk i kemi librat. Kemi punuar vetëm e vetëm që të vijojë mësimi dhe mos të ngelim pa mësim” – deklaroi drejtori Mensur Jakupi.

Ministri i Arsimit paralajmëroi se do të sigurohen librat e matematikës dhe shoqërisë për klasën e dytë. Nga ana tjetër theksoi se një pjesë e teksteve për arsimin e lartë tha se tekstet do të jenë të siguruara në formë elektronike. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

 

You may also like