Gjykatësja në Las Vegas sulmohet nga i sapodënuari që i kërcen sipër me grushte pas dënimit (video)

by admin
Spread the love

Një gjykatëse në Las Vegas, SHBA është sulmuar papritur nga krimineli që sado dënoi me burg i cili kërceu mbi podiumin e saj dhe nisi ta qëllonte me grushte.

Gjykatësja Mary Kay Holthus ishte duke dhënë dënimin e saj kur  i dënuari Deobra Delone Redden e sulmoi papritur duke e ofenduar për vendimin që konsideronte të padrejtë.

Pamjet video tregojnë momentin kur Redden kërcen jashtë vendit të tij dhe sulmet në podium e gjykatëses duke e goditur atë me grushte.

Oficerët e sigurisë shihet qe tentojnë të ndalojnë kriminelin teksa dhe gjykatësja dëgjohet që i lutet të mos e godasë.

Ironikisht dhe dënimi i Redden ishte për sulm fizik e lëndime trupore, ndërsa nuk raportohet për lëndime të rënda ndaj gjykatëses në incident.

Një nga oficerët e sigurisë raportohet e u lëndua në përpjekjet e ndalimit të sulmit .

Zyrtarët thanë se po hetojnë incidentin dhe vlerësonin përpjekjet e stafit për të ndaluar dëme të mëtejshme.

“Tashmë po rishikojme protokollet e sigurisë dhe masat e mbrojtjes së trupës gjyqësore e stafit”, thuhej në deklaratë.

30 vjeçari Redden është përballur me disa akuza sulmesh në shtetet Nevada e Texas, ndërsa pas ekzaminimeve ai u shpall i aftë për të qëndruar në proces.