Gjykatësi Sportiv: Nuk ka fitore në tavolinë, Fiorentina-Udinese do të riluhet

by admin
Spread the love

Fiorentina-Udinese do të luhet. Me një deklaratë për shtyp në faqen zyrtare të Lega Serie A, Gjyqtari Sportiv në Itali njoftoi se nuk do të ketë një rezultat 3-0 në tavolinë kundër Udineses , të cilët nuk u paraqitën në “Artemio Franchi” sepse u bllokuan nga Autoriteti Shëndetësor Lokale për shkak të rasteve të shumta me Covid në ekip.

Në komunikatën për shtyp lexohej se Gjyqtari Sportiv vendosi “Të mos zbatohen sanksionet e parashikuara ndaj Udinese Calcio”. Sipas tij, duhet pranuar se qëllimi thelbësor i urdhërit të dhënë nga ASL vinte për të mbrojtur shëndetin publik.

Për rrjedhojë, kjo ndeshje do të luhet në një datë tjetër që do të caktohet në një moment të dytë. Një vendim që pritej ky duke marrë parasysh se edhe ndeshjet e tjera të shtyra në atë periudhë, janë caktuar për t’u riluajtur. /oversport.tv

You may also like