Gjykata vendos, Leao nuk duhet t’i paguajë 20 milionë Sportingut

by admin
Spread the love

Rafael Leao nuk do të paguajë 20 milionë euro në arkat e Sportingut të Lisbonës. Sipas “Record”, vendimi është marrë tashmë nga TAS i Lozanës, që ka shkarkuar tek Lille të gjithë përgjegjësinë.

Klubi francez në vitin 2018 mori me parametër zero sulmuesin anësor. Ky vendim, hedh poshtë atë të mëparshmin, që detyronte Leaon që të paguante vetë shifrën e atij transferimi.

Lojtari dhe Milani mund të marrin frymë lirisht dhe tashmë drejtuesit e klubit kuqezi shpresojnë që portugezi të rinovojë kontratën e tij deri në qershor të vitit 2026.

Shifrat e rinovimit pritet që të jenë të ngjashme me ato të Theo Hernandez, që rinovoi kontratën me Milanin disa ditë më parë. / Oversport.tv

You may also like