Gjykata mori vendimin për dorëzimin e PD-së Komisionit të Rithemelimit, reagon për herë të parë Sali Berisha

by admin
Spread the love

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës ditën e sotme për dorëzimin e Partisë Demokratike Komisionit të Rithemelimit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Sali Berisha.

Berisha deklaroi para fillimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit se ky ishte një vendim i drejtë. Ai dha një mesazh për bashkimin e demokratëve.

“Vendim i cili në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe po ti thuhet të drejtës e drejtë. Mesazh im për të gjithë demokratët është vetëm një: Bashkim, bashkim, bashkim!”, tha Berisha.

Gjykata e Tiranë njohu sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demoktatike të 11 dhjetorit. Vendimi u mor nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili pasi ka marrë kërkesën ka vendosur që zyrtarisht dhe ligjërisht njihen vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 Dhjetori 2021 nga grupi i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Rrjedhimisht nga sot, Komisioni i Rithemelimit do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike

You may also like