Gjykata miraton ekzekutimin me gaz azot për të burgosurin në SHBA, pas dështimit të tentativës së parë (fotot)

by admin
Spread the love

Gjykata e lartë në shtetin amerikan të Alabama ka dhënë së fundmi miratimin e ekzekutimit të të burgosurit të parë me gaz azot, sado makabre që kjo mund të tingëllojë për disa.

Zhvillimi vjen pasi një tentativë e mëparshme për ekzekutimin e një të burgosuri në këtë mënyrë, dështoi.

I dënuari Kenneth Smith duhet të ishte ekzekutuar me injeksion fatal në nëntor, por ka mbijetuar, shkruan rrjeti vendas ABCNews.

Smith ishte dënuar për një vrasje në 1996, por në mënyrë të pashpjeguar i ka mbijetuar të gjitha përpjekjeve të autoriteteve për ta vrarë.

Prej atëherë prokurori i Alabama, Steve Marshall i kërkoi gjykatës që të tentohej që Smith të ekzekutohej në mënyra ‘alternative’.

Kështu që kësaj radhe Smith do t’i vendoset një maskë në fytyrë që do të lidhet me një depozite gazi azot, që do t’i ndalojë atij thithjen e oksigjenit.

Avokatët e tij argumentojnë se mënyra e pa-testuar e ekzekutimit shkel kushtetutën për nenin e “dënimeve mizore dhe të pazakonta”.

Ata shtojnë gjithashtu se edhe tentativa e dytë për ta vrarë atë është anti-kushtetuese.

Smith nuk është në fakt i vetmi i burgosur që i ka mbijetuar tentativave për ta vrarë me injeksion.

Alan Miller duhet të ekzekutohej për tre vrasje në 1989 por kur erdhi momenti për t’i bërë injeksionin fatal, ai tha se “ndjente venat e tij që futeshin brenda trupit”, sikur donin të fshiheshin nga gjilpëra.

Avokati i tij pretendonte se ishte ‘torturuar’ në burg, por ironikisht Miller kërkoi më vonë që të ekzekutohej në “dhomën e gazit”.

Të dyja këto raste kanë ndodhur në Alabama, shteti cili kryen dënimet më të shumta me vdekje në SHBA, madje edhe më shumë se Texas, që ka sipërfaqe pesë herë më të madhe.

Kjo duket se ka ndodhur vitet e fundit pasi deri në 2018, ku shtet kishte vetëm 175 të burgosur që prisnin ekzekutimin dhe renditej i katërti në SHBA.